Dhjetra minatorë në “luftë” me malin për të nxjerrë kolegun e bllokuar

222
Sigal

Prej më shumë se 24 orësh minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit po heqin tonelata gurë e dhe për të nxjerrë nga mali 60-vjeçarin Muharrem Plaku që mbeti i bllokuar pas rënies së një masivi shkëmborë.Prej më shumë se 24 orësh minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, po vazhdojnë punën për të gjetur teknikun e një galerie të nxjerrjes së kromit në Bulqizë, që mbeti i bllokuar në minierë ditën e djeshme pas shembjes së një masivi shkëmbor.

Muharrem Plaku 60 vjeç, i cili punonte si teknik në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, mbeti i bllokuar dhe ende nuk dihet fati i tij.

AKSEM dhe drejtuesi i saj Rrapush Tola kanë refuzuar të japin detaje për operacioni e shpëtimit, por BIRN mësoi nga minatorët se bëhej fjalë për një sasi të madhe materiali që ka bllokuar Plakun. Megjithëse një numër i madh minatorësh janë angazhuar përfshi dhe vullnetarë nga galeri të tjera, operacioni mbetet i vështirë pasi fronti i punës është i ngushte dhe pak njerëz mund të punojnë në të.

Punëtorë të galerisë ku ndodhi aksidenti dhe që po ndihmojnë në gjetjen e kolegut të bllokuar treguan për mediat se terreni ku po punohet është shumë i vështirë.