Fasoneritë vatra Covid-19 /KSSH: Testim masiv, mos t’u kursehet paga e luftës

494
Ambientet e nje ndermarrjeje fasone ne kryeqytet.
Sigal

Pas infektimit me koronavirus të tre punëtoreve të një fasonerie në kryeqytet Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate. KSSH kërkon që të fasoneria të mbyllet urgjentisht dhe familjarët ti nënshtrohen testit ndaj Covid-19.”Ne kërkojmë urgjentisht pagën e luftës për të gjitha gratë që punojnë në fasoneri”,-thuhet në deklaratë.

“Tre punonjëse të një fasonerie në Tiranë kanë rezultuar me Covid-19, duke krijuar kështu një vatër tjetër të nxehtë covidi në kryeqytet.Të gjithë punonjësit e kësaj fasonerie urgjentisht duhet ti nënshtrohen testit gjithashtu dhe familjarët dhe kontaktet e tyre.Fasoneria duhet mbyllur urgjent dhe autoritetet duhet të nxjerrin mësime nga situata me covid 19 në fasoneritë Krujës.

KSSH i ka kërkuar qeverisë mbylljen e fasonerive që prej datës 9 mars por ka hasur në kundërshtimin e ashpër të strukturave qeveritare, të cilat na përjashtuan edhe nga Këshilli i Emergjencave.Kryeministri Rama ketë të mërkurë u shpreh i shqetësuar për berberhanet dhe floktoret ku tha se nuk do hapen se janë vatra Covidi, po zoti Rama përse nuk e the këtë gjë edhe për gratë që punojnë në fasoneri ?

Përse këto zonja duhet të jenë të diskriminuara nga qeveria por dhe nga opozita që kujtohet për to vetëm kur ka interes politik ?

Pse kjo klasë politike me qeveri, opozite rrugore dhe opozite te re nuk e morën parasysh propozimin tonë për një status për gratë fasone, si një detyrim për këto heroina që ju i përbuzni?

Ne kërkojmë urgjentisht pagën e luftës për të gjitha gratë që punojnë në fasoneri.KSSH kërkon urgjentisht testim masive për gratë që punojnë në fasoneri.Fasoneritë janë sektori më i ekspozuar përballë rrezikut covid 19 për shkak të bashkëveprimit të madh që kanë me Italinë.”