Fasoneritë vatër e nxehtë infeksioni në Krujë, konfirmohen tetë raste të reja

326
Sigal

Kruja prej ditësh tashmë është kthye në një vatër të nxehtë të shfaqjes së rasteve të rejat të infektuarve me Covid 19, ku si shkak kryesor i përhapjes janë fasoneritë.

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Krujë duke e çuar në 105 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se rastet e reja janë kontakte të të infektuarve më parë e punonjës Fasonerie.

Ndërkohë në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 30 persona dhe 750 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.