Familjari heq kurorat me lule të Jozefina Topallit nga monumenti i 2 Prillit në Shkodër

451
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli vendosi sot kurora me lule në memorialin e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, me rastin e 30-vjetorit  të pushkatimit të tyre nga regjimi komunist.

Mirpo, pas nderimit të bërë nga Topalli ka ndodhur një e papritur. Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adela Kryeziut ka hequr kurorat me lule të vendosura  nga Lëvizja për Ndryshim tek monumenti i 2 Prillit. Adela Kryeziu kandidonte e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.