Falen gjobat për 100 mijë makina, kush përfiton dhe dokumentet që nevojiten për çregjistrim

572
Hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave e kamatëvonesave për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave e kamatave për automjetet, nis shqyrtimin në komisionet parlamentare. Sipas ligjit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi në fillim të majit, pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente.
Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjeteve dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk ka këto dokumente i janë humbur ose vjedhur duhet të paraqesë denoncim nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore”.

Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjithë mjetet që përfitojnë nga falja.

Falja e detyrimeve
Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilit prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi.
Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjithë detyrimeve, d.m.th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit.
Lexoni shkrimin e plotë Gsh.al:
http://www.gsh.al/2017/04/22/falja-e-detyrimeve-per-100-mije-makina-dokumentet-per-cregjistrim/
Sigal