Prokuroria e Përgjithshme, ka raportuar dje konfidencialisht tek kreu i qeverisë dhe në disa “adresa” të tjera të shërbimeve të huaja hetimore e diplomatike me “ndikim”, se në këtë prokurori janë depozituar 213 denoncime dosje me prova konkrete, për abuzime me tenderët e rrugëve, të cilat janë firmosur e vulosur prej drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe “çetës” së tij me logon “KVO”, në bashkëveprim me 3 drejtuesit rajonalë të rrugëve, 81 prej të cilave i përkasin Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Jugore në Gjirokastër, drejtori e cila përshinë 40% të infrastukturës rrugore të krejt vendit. Sipas informacionit, mësohet se këto janë tendera të zhvilluar me “njoftim publik” në Buletinin e APP, por që drejtoritë (autoritetet kontraktore) nuk kanë zbatuar procedurat dhe ligjin mbi prokurimet publike, duke i përdorur këto tendera për “qoka” për përfitime personale dhe si shpërblim për firmat që kanë deputetët dhe shtetarët e zonave, miqtë, shokët, shefat dhe familjarët e tyre.
Tenderat që kanë më tepër fonde të abuzuar janë tenderët e sinjalistikës rrugore, të mbikalimeve e nënkalimeve dhe ato të mirëmbajtjes dimërore, të cilët janë në jë gropë e zë vjedhjeje, mbasi në letra bëhen në dimër, por në fakt kontratat nënshkruhen në stinën e verës dhe nuk shpenzohet as 10% e vlerës së tenderave! Në këto denoncime që kanë bërë 213 firmat e dëmtuara prej pazareve të klanit “Xhika-Haxhinasto”, janë skeduar 161 tendera me vlerë mbi 300 milionë lekë, 72 prej të cilëve shkojnë deri në vlerën 2 milionë dollarë! Këto tendera janë zhvilluar me “fitues të paracaktuar”, me dosje me letra false, me oferta të deklaruara për firmat që janë paracaktuar fituese, me firma të skualifikuara qysh pa nisur gara, me oferta abuzive financiare, me fonde limit të përllogaritura me 30-40% vlerë më të lartë se vlera reale e punimeve. Në këto denoncime, konstatohet fakti, që Komisioni i Prokurimeve Publike ka anuluar 70% të këtyre tenderave, të cilët kanë vonuar dhe “djegur” fondet për shërbime e punime të planifikuara, pa harruar që 8)% e këtyre tenderëve të manipuluar janë çuar në procese gjyqësore. Por edhe një skandal tjetër me profil të plotë krimi ekonomik-financiar është fakti, që në këto denoncime firmat bëjnë të ditur, se psh., “fituesit” që kanë “blerë” tenderët tek drejtori i rajonit rrugor jugor Dhimtër Nasi edhe me firmat e një “tipi komisioneri mjeshtër” me inicialet A… D…, kanë abuzuar “vendçe” me “shitjen” e tenderave dhe “lejen” për mos zbatimin projekteve, duke i thjeshtëzuar ato në punime teknike, në vepra arti, në cilësi e me devijime fizike në “hartën” (gjurmën) ku duhej të kalonte projekti në zbatim!



















