Fajkoi i penës për Kosovë e Çamëri

736
Besnik Velija 

Vijon nga numri i kaluar

Vazhdimësia
Mbas një pauze të gjatë pas viteve 1990, ansambli çam nuk ekzistonte. Në vitin 2008, Sali Nuredinit iu ngarkua ringjallja, sepse përpara ishte një eveniment i madh, festimi i 30 vjetorit të ansamblit “Çamëria”. Çdo gjë do të niste nga e para. Saliu tregoi se dinte të punonte që në fillim me pasionin e të parëve. U mbështet tek disa valltarë me moshë më të madhe, si Nazif Gjyzeli, Majlinda Halimi. Një punë me themel artistik që i duhet të kuptonte se ku duhej të fillonte. Me ndihmën e tyre u aktivizuan djem e vajza që kishin mbetur në Vlorë. U mblodhën valltarët, por nuk ekzistonte asnjë mundësi për të gjetur një vend për provat. Me ndihmën e Dashamir Tahirit është restauruar salla e vallëzimit në Pallatin e Kulturës “Labëria”. Dy herë i ringjallur ansambli “Krahu i Shqiponjës” i përbërë nga artistët çamë banues në qytetin e Vlorës. Një ndërmarrje e tillë ka për qëllim që të mbajë, ruajë dhe të nxisë vlera të kulturës shqiptare të Çamërisë dhe traditën e pasur e të lashtë.”Krahu i Shqiponjës” është marrë nga revista me të njëjtin emër, që botohej në Çikago-Amerikë nga shkrimtari i mirënjohur (Laureta Petoshati), disidenti çam Bilal Xhaferi. Sot në Vlorë jetojnë një pjesë e madhe e tyre. Vetëm në këtë qytet ka rreth 35000-40000 mijë çamë të organizuar në një shoqatë atdhetare-kulturore dhe në 2 ansamble të mëdhenj folklorikë. Të 2 ansamblet kanë zanafillën tek ansambli i parë “Çamëria”,të iniciuar dhe krijuar nga Skënder Beqiri më 1978. Ansambli “Krahu i Shqiponjës”, ka drejtues artistik Sali Nuredinin, asistent Izdër Brahimin, koreagraf shpirtëror Taip Madnin (Njiheshim me të madhin valltar, laureatin e festivalit të Dizhonit për vallen e Osman Takes,Taip Madanin. Ishte në jetën e zakonshme i thjeshtë, bujar, mikpritës, mikpërcjellës, flalëmbajtur, ar në besnikëri, punëtor me shokë shumë në biznes dhe në valle, i qeshur dhe i vrullshëm si lumi Kalama, i përpiktë në komunikim. Më merr dy ditë përpara në telefon dhe më fton në Sarandë për shoqëri: Mbre, hajde njëherë këtej se do të therim një ftujak për tija, raki e Çamërisë do njëherë për njëherë miq, shqiptarë të mirë që e duan Çamërinë deri mbë Artë, mbre hajde të thom se do ta paguajmë dhe shërbimin miqësor me floritë e Pirros…” Por fati njeriut nuk dihet. Jeta ka të papritura, nuk varet nga ne, aq është shkruar. I Madhi, madhështori artist vdiq nga një aksident automobilistik. Intimitetin e tij e shpuri në shtëpinë e ZOTIT në mëmëdheun e përjetshëm, I madh qoftë kujtimi i tij!!!). 

Është theksuar gjithnjë puna dhe kujdesi i Majlinda Halilit dhe studiuese Laureta Petoshatit për përzgjedhjen e këngëve. Pjesa më e madhe e këngëve tradicionale i kushtohet trimërisë, nderit, heronjve që luftuan për Çamërinë, si pjesë e Shqipërisë. Këngët e këtij ansambli i kanë fjalët në dialektin karakteristik çam, si një nëndialekt i shqiptarëve toskë. Po sot çfarë ka në repertorin e tij ky ansambël? Ka një këshill artistik që përzgjedh repertorin. Pjesët e skenës janë nga tradita dhe aktualiteti, p.sh mund të përmendim vallen e grave: “Hiqe ngadalë vallen-o”, “Tuman kuqe moj belhollë”, “Sizezë vetulla gajtan”, “Barbaroz, vasiliko”,vallet e burrave: “Kush ta qepi xhamadan”, “Vallja e sufrait”,valle të përpunuara për Atdheun me Kosovë e Çamëri. Nuk duhet harrur këngëtari Shaban Shabani, Gëzim Kaso, Isuf Ruhanime këngët për trimërinë dhe dashurinë. Pjesë e suksesit të ansamblit “Krahu i Shqiponjës” është dashuria e pjesëmarrjes së tre brezave. Brezi i kërcimtarëve të afirmuar Fatjon Hajro, Izmir Abazi, Andritë Nuredini, Mario Loshi, Fation Haxhillari, Simon Myftari, Ausel Haruni, Shuaip Shuaipi nuk e ndajnë hapin e kërcimit me të vjetrit; Taip Madani, Izër Ibrahimi, Muharrem Veseli, Hatixhe Rakipi, Fiqirete Haruni, Inajete Omeri, Inajete Rakipi, Selfo Hameti. Edhe brezi i tretë i valltarëve janë të suksesshëm. Kanë ngritur peshë shikuesit, si në stadiumin e lojërave me dorë në Sarandë me vallen “Vallja e baklaisë”. Nga ansambli “Krahu i Shqiponjës” vazhdojnë të dalin talente premtuese me të ardhme, si Duemilo Duro, Klejdi Telushi, Boriela Nebiu, Matina Taipi, Etna Brahimi, Suada Zëraj, Eralda Gjika, Françeska Demaj, Salihe Isaj, Gloria Rexho, Xhema Azemi, Ariela Alushi dhe Elizborn Hasani. Djemtë dhe vajzat kanë të qëndisur në xhamadanët e tyre të kuq një shqiponjë të zezë me një krahë të thyer. Krahu i thyer nënkupton Çamërinë, të cilën fuqitë e mëdha ia shkëputën Shqipërisë më 1913-n. Më e rëndësishmja e këtij ansambli është që të përgatitë djemtë dhe vajzat të kërcejnë dhe këndojnë” L. P”, këngët e tyre, të njohin kulturën, traditën historike dhe historinë e Çamërisë, si dhe kthimin e tyre në Çamëri, tek varret e stërgjyshërve të tyre. Kjo për ta tani nuk është ëndërr me sy hapur, është ëndërr si ajo e Martin Luter Kingut: “…bazuar në realitet, në dhimbje, në gjenocide, tek lotët, mbi valët, këngët ,një ëndërr që duket si shkëndija, që ndez zjarrin drejt Çamërisë”. Në lagjen “Osman Haxhiu”, pallati Nr.1300, në Vlorë, banonte Fatos Mero Rrapaj. Mungesa e tij në rrugë, lagje, e sidomos në familjet çame, institucionet demokratike, të dashurit e tij apo miqtë e shumtë e të ditur, që e duan Shqipërinë Etnike me Kosovë e Çamëri, deri tek 3 Gurët e Zinj, me zemër të madhe si Fatos Mero Rrapaj, bisedat e ëmbla për folklorin, ku Fatosi ishte kompetent 75-vjeçar, pjesëmarrja nëpër takimet serioze të librave të promovuar me poezi dhe prozë të autorëve të rinj na kanë shqetësuar, merakosur,dhembur për një personalitet publik. I bënim vizitë si të gjitha vizitat miqësore, por vdekja e tij na e bëri zëmrën me një dhimbje të re…Fatosin e mori toka mëmë në gjirin e saj si bir të zgjedhur !!! Megjithëse i dha kurajë vetes dhe buzëqeshja dashamirëse nuk iu nda, nga shpirti i dhembshur për Shqipërinë dhe shqiptarët, struktura e tij fizike dhe gjendja e rënduar e vuri poshtë, për mos lëvizur që të mund të vazhdonte duke mbledhur më tej nektarin e folklorit për Kosovë e Çamëri. Në fakt edhe pasi vdiq ai është ende në këmbë dhe vazhdon të mbledhë folklorin për Kosovë e Çamëri. Si pasuri dhe trashëgim ai la një armë, krejt të ve krejt të veçante: një laps, penë, letër që nuk iu ndanë nga dora pavarësisht nga mosha, që e radhitën atë si një intelektual të madh dhe shkencëtar të vetëflijuar për Shqipërinë, apo edhe si mik intim të Eqrem Çabejt, Ismail Kadaresë, Agim Shehut, Nexhip Allpanit, Ahmet Gashit etj. Mbajmë mend nga ai kur na thoshte fjalë të mençura, na dhuronte një nektar të ëmbël kulturor, si nektari që mbledh bleta, lule më lule, për të na bindur…se ai ka qenë themeli i kësaj godine të lartë me Këngë Për Çamërinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Xhelozët e kanë ndaluar deri diku jetën e tij krijuese, veprimtarinë në shërbim të kulturës dhe artit. Ai e luftoi fashizmin, e luftoi me pushkë në krahë kënge, Maje Krahu që në moshën 14 vjeçare. Në vitin 1941 la studimet në Itali dhe më 1942 u hodh në çetat që luftonin për liri. Pas çlirimit u fut në burgje dhe bëri 7 vjet i dënuar me urdhër nga lartë se donte Shqipërinë me Kosovën e Çamërinë. Çfarë i dha Fatos Mero Rrapaj vendit të tij dhe çfarë bënë qeveritë për të? As në Vlorë dhe Tiranë nuk bënë asgjë. Na vjen keq, por as Shoqata “Çamëria”, Veteranët e Luftës, Shoqata e të Persekutuarve nuk e ndihmuan, për të shpëtuar jetën e veprës së tij në 28 vëllime, me mbi 500 faqe për çdo vëllim! Ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me shoqatat, sidomos “Çamëria” dhe “Kosova”, kanë organizuar veprimtari për promovimin e librave të tij. Fajkoi që nuk e mbante dot fluturimin gjuajti gjithë jetën për pasurimin e krijimtarisë tij. Ç’kemi bërë për njeriun që vlen sa për një akademi të tërë, por që akademik nuk është zgjedhur kurrë? Ç’kemi bërë për të nderuar Fatos Mero Rrapajn për nderin që i ka bërë Shqipërisë, Kosovës dhe Çamërisë? Po shkëpusim disa citime për vlerësimesh për autorin dhe krijimtarinë e tij sipas rendit, vlerësime që janë të çmuara, por ato nuk dalin kurrë ekraneve, nuk jepen nëpër televizionet e ndryshme:

“Konkretisht i pazëvendësueshëm për të mbrojtur Kujtesën Historike Kombëtare”, 

Akademia e Shkencave t’i japë titullin e Akademikut”, 
“Enciklopedia e jetës çame”, 
“Atë që bëri Rexhap Qosja me Historinë e Letërsisë e ka bërë Fatos Mero Rrapaj me Kulturën Folklorike” . 

Duhet vlerësuar kontributi i Fatos Mero Rrapaj, “argat i penës”, këtij De Rade, këtij Bernardin Palaj, këtij Thimi Mitkoje të kohëve modern me motive shekspiriane, që bëri me punën dhe penën e tij të ngrohen zemrat e patriotëve , atdhetarëve. Aty, në veprat e tij ka lëndë 3000 vjeçare të shpirtit artistik të Atdheut bashkë me historitë e lënduara të Kosovës dhe Çamërisë. Duhet të kujtojmë se kompetencat i kanë pasur në dorë lugetërit, që kanë pasur në dorë televizionet, por jo në ‘sinoret e mija’, jo në atë pasion që nuk mundi ta shuajë asnjë persekutim e që pret të rivlerësohet e jo të paralizohet e harrohet veprimtaria e “Bijve të Ndritur të Shqipërisë” për Kosovën-kosovarët, Çamërinë-çamët!!!
Sigal