Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për studentët që njëkohësisht ndjekin studimet dhe punojnë
Pyetje
Disa studentë femra dhe meshkuj nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët vazhdojnë studimet ditën shkruajnë: për të përballuar shpenzimet e studimeve të larta, jemi punësuar në qendra të ndryshme pune dhe paguajmë rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore. Pyesim, a na quhet kjo periudhë vjetërsi pune dhe cilat janë përfitimet shtesë në krahasim me studentët që nuk janë të punësuar?
Përgjigje
Periudha që ju punoni të siguruar, ju quhet vjetërsi pune për të përfituar, pensione dhe femrat lejen e lindjes në rast se ditën që fillon leja e paralindjes studentja e punësuar dhe e siguruar ka të paktën 12 muaj punë e siguruar me ose pa ndërprerje. Ju rekomandoj që të kërkoni nga qendra e punës t’ju pajisin me librezë pune dhe librezë të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Pyetje
Z. Ibrahim Dinoshi nga Mokra e Pogradecit, me banim në Lushnjë shkruan: jam i datëlindjes 19.8.1948 dhe kam punuar mbi 35 vjet gjithsej në punë shtetërore dhe i vetësiguruar në bujqësi meqenëse kam marrë tokë sipas ligjit. Pyes, kur e plotësoj moshën për të përfituar pension të plotë ose të reduktuar ?
Përgjigje
Ju përfitoni pension të plotë shteti në moshën 65 vjeç, ndërsa pension të reduktuar përpara moshës së mësipërme nuk merrni sepse keni marrë tokë në pronësi dhe jeni i vetëpunësuar. Mbas daljes në pension, ju përfitoni njëkohësisht pensionin bashkë me rritjet që bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të ardhurat nga vetëpunësimi në bujqësi, blegtori e pemëtari, pa paguar kontribute të sigurimeve shoqërore si i vetëpunësuar.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf

















