EUROPOL shkatërron bandën e armëve, njëmbëdhjetë të arrestuar, operacion edhe në Shqipëri

364
Sigal

Europol në bashkëpunim me policitë e 24 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë kanë arrestuar 11 persona për trafik të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi.

Sipas Europol, trafiku i armëve të prodhuara në Turqi bëhej përmes Bullgarisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Operacioni i koduar “BOSPHORUS” u udhëhoq nga policia rumune, por e mbështetur edhe nga Europol.

Në total janë sekuestruar 1 776 armë zjarri.

“Operacioni u zhvillua mes harkut kohor të 2 dhe 11 nëntorit dhe gjatë këtyre ditëve oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 bastisje shtëpish”, thuhet në njoftimin e Europol.