Euro në rënie, pëson nivelin më të ulët historik

90
Sigal

Euro ka rënë nën 110 lekë, duke regjistruar kështu nivelin më të ulët historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për vetëm 109.69 lekë.

Në krahasim me fillimin e muajit, valuta europiane është zhvlerësuar me 1,43 lekë.

Për shkak të prurjeve të larta, euro mund të zhvlerësohet edhe më tej duke iu afruar nivelit të 100 lekëve.