Euro bie sërish, rritet dollari

743
Sigal

Euro ka pësuar një tjetër rënie në tregun tonë të këmbimit, ndërsa dollari amerikan është rritur sërish. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet me 116,9 lekë ose 0,04 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari është ngjitur në kuotën e 117,2 lekëve.

Dobësimi i euros po vijon tashmë në mënyrë të pandalshme, ndikuar nga situata në tregjet ndërkombëtare, por edhe prurjet valutore të turistëve të huaj dhe emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime.

Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se aktualisht në treg oferta për euro është e lartë, ndërsa kërkesa mbetet anemike dhe kjo ka çuar në një forcim të lekut kundrejt saj.