Era e fuqishme rrëzon murin e pallatit në Tiranë

531
Sigal

Era e fuqishme që po fryn sonte në Tiranë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më herët raportuam për pemë dhe shtylla të rrëzuara, ndërsa së fundmi u mësua se ka rënë fasada e një godine të vjetër në rrugën “Medar Shtylla” tek Komuna e Parisit.

Nga raportimet paraprake mësohet se është rrëzuar muri i një pallati 2-katësh që ndodhet pranë Qendres së Veprave të Artit, e njohur ndryshe si studioja e skulptorëve.

Stuhia i ka lëshuar tullat e palatit mbi një automjet që ndodhej i parkuar poshtë godinës. Mjeti i demtuar është tip Fiat 500 me targë AA500RY.