Energjia, Shqipëria pjesë e programit të ri të USAID

499
USAID ka njoftuar se këtë verë ka ftuar rregullatorët e energjisë nga Shqipëria, Armenia, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Ukraina, në ceremoninë e fillimit të një programi të ri, që do të mbështesë vendet e rajonit për sigurinë e energjisë dhe transparencën e tregut. Në lidhje me këtë, USAID ka bërë me dije se gjatë programit (2015-2016) rregullatorët do të marrin ndihmë për përgatitjen e udhëzimeve, që promovojnë praktikat më të mira në funksionimin e tregjeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike. Ndërkohë, programi synon të krijojë një mjedis bashkëpunues për rregullatorët e vendeve të rajonit, duke u dhënë mundësi të përfitojnë përvoja më të mira të rregullatorëve amerikanë në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike. 
Sigal