“Energji” e nënës së Becchetit, 770 milion lekë detyrime tatimore të pashlyera

523
“Energji”, një nga 5 kompanitë e Francesco Becchetti dhe familjarëve të tij, të sekuestruara tashmë nga prokuroria e Tiranës rezulton të jetë debitore ndaj shtetit 770 milion lekë të reja.
Sipas organit të akuzës, “kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar”.
Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj.
Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti, e ëma e Becchettit.
Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, tashmë e arrestuar pas hetimeve që zbuluan skemën e pastrimit të parave.
Sigal