EMRI/ U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur i moshuari

463
Sigal

Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme pranë përroit të fshatit Zhulat.

Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Pula, i datëlindjes 1946, i cili qe shpallur i humbur që dje nga nipi i tij, F.Sh..

Ky i fundit kishte bërë një kallëzim pasi daja i tij nuk ishte kthyer më në banesë që prej orës 15:00. Pas kallëzimit, forcat e policisë në Gjirokastër u vunë menjëherë në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të jetë i vdekur, ndërsa forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vdekjes.