EMRI/ Plagosi me thikë në fyt të riun, arrestohet menjëherë 54-vjeçari në Elbasan

116
Sigal

Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje nga plagosja që ndodhi pasditen e sotme në  lagjen “28 Nëntori” të qytetit, ku një 21-vjeçar u plagos me thikë teksa u godit në pjesën e fytit.

Uniformat Blu gjithashtu sqarojnë se brenda pak minutash është bërë i mundur arrestimi i autorit të sulmit me thikë ndaj të riut Fabjo Shubeja.

Ndërkohë, i lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.