EMRI/ Me dy armë me vete, kush është i arrestuari që shoqëronte Nuredin Dumanin

177
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i bujshëm i Nuredin Dumanit, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, vetëm pak orë pas përplasjes me armë që u përfshi në qytetin e Elbasanit.

Rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, u bë lokalizimi dhe kapja e Nuredin Dumanit i cili njihet si një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë.

Gjatë operacionit bashkë me Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.

Kush është Nuredin Dumani, armiqësia e tij me Talo Çelën

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Sqarojmë se më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip “BMW”, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar.

Pas marrjes dijeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, u arrit të lokalizohej dhe kapej shtetasi Nuredin Dumani.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e shtetasit Nuredin Dumani i cili në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit).

Në finalizimin e operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga Policia e Elbasanit u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.