Nëna e 42-vjeçarit grek që u rrah për vdekje kërkon burgim të përjetshëm për dy shqiptarët

115
Sigal

Nëna e 42-vjeçarit grek që u dhunua për vdekje nga dy 24-vjeçarë shqiptarë në Rafina të Greqisë ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj.

“Kam kërkuar që vrasësit e fëmijës tim të kapeshin dhe tani të gjykohen e të kalben në burg. Nëse djali tjetër do të shkonte me vëllain atë natë, mund ta kishin vrarë edhe atë”, ka thënë ajo me kërkesën që të respektohet dhimbja e familjarëve.

Në të njëjtën kohë, ditën e djeshme nga dera e prokurorisë kanë kaluar 24-vjeçarët me origjinë shqiptare, të cilët i kanë proceduar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje.

Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradë, disa orë pas vrasjes makabre.