EMRI/ Kush është autori i vrasjes së fierakut në sy të gruas, jetonte 3 km larg tij. Vëllai i viktimës: Nuk e njihnim!

361
Sigal

Autori i dyshuar, Fatmir Hoxhaj i cili qëlloi për vdekje shtetasin Ahmet Toska më 26 tetor është po nga lagjja “Sheq i Madh” në Fier por distanca nga shtëpitë e tyre është rreth 3 kilometra.

Vëllai i viktimës, Engjëll Toska shprehet jashtë kameras se nuk e njeh as gruaja e viktimës autorin.

Në momentin kur është qëlluar autori ka qënë i veshur sportiv me kapuç dhe me maskë Covidi.

Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë ndonjë fjalë. Ai ka shtuar se nuk kanë probleme me asnjë , as hasmëri , as punë pronësie.

Mësohet se banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Në lagje pak e njohin mirë, por e përshkruajnë si njeri të qetë.