EMRI/ Ishte dënuar me gjashtë vite burg për drōgë në Itali, kapet vlonjati

270
Sigal

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë arrestuar një 63 vjeçar në Vlorë, pasi kërkohej nga autoritetet italiane.

Bashkim Alushaj kërkohej nga ana e shtetit fqinj për trafik drōge, pasi ishte dënuar me gjashtë vjet heqje lirie nga Gjykata e Barit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

 

Vlorë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drōgat.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.