EMRI/ Drogë nga Amerika Latine! Eliminohet shqiptari në Kolumbi, në atentat u plagos dhe shoqëruesja e tij! Autori tentoi të arratisej, por…

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur këtë të diel pasdite në Kolumbi.

Sipas raportimeve të mediave kolumbiane bëhet me dije se viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.

NOA

Mësohet se vrasësi me pagesë është arrestuar ndërkohë që po arratisej nga vendngjarja me një motor, ndërsa me vete iu gjet edhe arma e krimit.

Nga atentati ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte me Tushin në momentin që u qëllua.

Hetimet tregojnë se rrjetet shqiptare kanë një rol kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.

Sipas mediave vendase, këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.