EMRI/ Aksident në Lezhë humb jetën rrugës për në spital 73-vjeçari

331
Sigal

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Lezhë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull.

Viktimë është identifikuar si Frrok Marku, 73-vjeç, i cili po lëvizte me motor, kur u përplas nga një automjet me drejtues personin me inicialet J.M.

Ai humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i plotë:

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M., ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.