EMRI/ 24-vjeçari abuzoi me të miturën në Tiranë, çfarë rezultoi nga zbërthimi i mesazheve në telefon

45
Sigal

Zbardhen detaje të reja në lidhje me abuzimin seksual të një 24-vjeçari ndaj një të miture. Kujtojmë se ditën e djeshme është arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 11-vjeç, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Mësohet se i riu Ramis Hysenji, iu sekuestrua celulari nga grupi hetimor dhe nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare.

Pas zbërthimit të bisedave dhe mesazheve, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë dhe komunikimet që ka pasur me të në telefon.