EMRAT/ Përplasja me armë zjarri në Prizren, vdes 31-vjeçari nga Kukësi, plagoset 27-vjeçari

105
Sigal

Një i vrarë e një i plagosur kanë mbetur  pas një sherri të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren.

Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin.

Dy personat nga Kukësi Visart Cengu 31 vjec dhe Rufgen Shehu 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës, Dibran Hoxhaj.

Por teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale Arben Basha, 31-vjeçari Cengu ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të Kosovës në një lokal nate, Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë drejt mjetit të shqiptarëve.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak. Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.