EMRAT/ Morën gjashtë mijë euro për të liruar të burgosurin, dalin para gjykatës bashkëshorti i gjyqtares dhe dy të tjerë

341
Sigal

Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës, kanë dalë këtë të shtunë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Janw publikuar pamjet, ku shihen të arrestuarit Arben Cara, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, që presin për masën.

Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej gjashtë mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiri.