Emrat/ Kush është polici që humbi jetën në aksident, të plagosur edhe 6 persona

327
Sigal

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin në orët e mbrëmjes së të premtes.

Sipas mediave viktima është Ardjan Xhaja, polic në burgun e Peqinit.

Po ashtu mësohet se të plagosur kanë mbetur Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç. Në pamje shihet se automjetet kanë përfunduar në dy krahë të kundërta, ndërsa janë dëmtuar shumë nga përplasja.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.