Emrat/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur

123
Sigal

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.