Emërohet drejtori i ri i Cirkut

545
Sigal

Është emëruar drejtori i ri i Cirkut Kombëtar.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që drejtor i ri i cirkut të jetë Ilirjan Gjini.

Emërimin në detyrë të drejtorit t? Cirkut Kombëtar:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Ilirjan Gjini emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.