Eliana Hoxha : Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.

741
Sigal

Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.

– shkruante filozofi gjerman Immanuel Kant te “Kritikë e arsyes së kulluar”

Unë nuk pretendoj arsye dhe aq më pak kritikë të kulluar nga mosmirënjohës të çertifikuar si ty, absolutisht jo kryelypës!

Ti ke dekada që lyp për të qeverisur, e nē fakt vetëm gjoja qeveris për të lypur.

Por të më detyrosh të bëhem lypëse, mosmirënjohëse si ty, të më imponohesh të ndjehem borxhlije kur s’kam asnjë faturë të pashlyer, asnjë borxh financiar apo moral, këtë refuzoj me përbuzje t’a gëlltis.

Të autorizosh veten për të thënë se nuk je i autorizuar të më tregosh emrin vendit nga ku vijnë vaksinat anticovid, pa kërkuar autorizimin tim, të qytetarëve nëse dua, s’dua.. duam, s’duam.. të bëhemi si ty mosmirënjohës, këtë poshtërsi nuk e bën dot pa më marre, pa na marrë leje fillimish. Duhet të pyesësh jam apo jo dakort tē lypësh në emrin tim. Duhet të më kërksh autorizim dua apo s’dua të shpreh mirënjohje ndaj cilitdo vendi që ka dhuruar vaksinën (sipas teje). Kjo tejkalon kompetencat e tua jo vetëm si ushtrues i detyrës, privilegjeve që ke uzurpuar, por edhe rregullave të pashkruara parë në rrafshin njërëzor, apo edhe fetar.

Borxhlie nuk më bën dot ti mua zotni pa miratimin tim më parë. Për më tepër që ende nuk ke dhënë llogari pse bën kryeypësin dhe jo kryeadministratorin e taksave tona??

Ku i çon paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur për çdo gjë i jep vetes lirinë e shfrenuar të lypësh edhe në emrin tim?!

E për më tepër të më pengosh të jem falenderuese, mirënjohëse ndaj atyre që në vendin tënd kujdesen për jetën dhe shëndetin tim?!

Kështu thua ti, se përveç se vendin e parë të lypësit kërkon njëkohësisht dhe vendin e parë të kryeheroit, se gjoja shumë e vështirë për të siguruar vaksinën. Mjaft të shohim Kosovën dhe e kuptojmë propagandën e kriminalizuar edhe në momente kritike si këto ku ndodhemi, jo vetëm prej pamdemisë.

Ti refuzon të thuash shumë gjëra, si tenderat klasifikuar “secret” për karta higjenike etj

.. ti betautorizon veten të karantinosh çdo informacion nuk do ta ndash me publikun.

Arsyeja është e qartë: 7.2 miliardë euro mimgojnë në buxhetin e shtetit këto vitë që ti lyp për të qeverisur e zë vendin e parë si lypës gjoja duke qeverisur.

Lyp për rindërtimin e përsëri kurrkund, 8% realizim plani je sipas FMN

Ty nuk të mjafton më shpërdorimi i buxhetit të shtetit, ti tashshmē lyp për të përvetësuar edhe paratë e taksapaguesve europianë, amerikanë etj. Pushteti yt lokal ka miratuar ligje në këshilla bashkiakë për ti gjobitur lypësat hallexhi, që në pamundësi për tu ushqyer zgjasin dorën njerëzve në rrugë, se ti i ke braktisur.. Ti nuk je lypës, ti je shpërdorues i mundit, djersës, gjakut, dinjitetit tonë qytetar dhe kombëtar.

Prandaj, mua nuk më mamipulon dot, as më poshtëron dot, aq më pak kontaminon dot me poshtërsi të tilla. “Lypës” mosmirënjohës!