Elbasani ngrihet në protestë kundër kryebashkiakut Sejdini, rrafshoi portokallet dhe hapësirën e gjelbër

510
Sigal

 

Gazeta Telegraf/ Partia
Demokratike dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masakrën e  prerjes së portokalleve në rrugën simbol të
qytetit. Partia Demokratike në Elbasan ka protestuar për masakrën që po bën
kreu i bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini në një prej rrugëve historike,
duke prere barbarisht portokallet që ishin simbol i qytetit. Kryetari i PD-së
së Elbasanit, Aurel Bylykbashi së bashku me qytetarë e të rinj, denoncuan këtë
akt të rëndë të Qazim Sejdinit që ka sjellë revoltë në Elbasan, ku banoret nuk
janë pyetur e nuk janë konsultuar për një vendim të tillë. “Jemi këtu për të
bërë denoncimin e radhës për masakrën e radhës së kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Qazim Sejdini do të mbahet mend si 
kryebashkiaku i Elbasanit, në kohën e të cilit, qytetarët nuk u  pyetën asnjëherë, si në rastin e kësaj rruge
këtu, e cila thirret nga qytetarët elbasanas si “rruga e Portokalleve”.
Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu që erdhi në atë karrige duke
blerë, vjedhur, deformuar e dhunuar qytetarët e Elbasanit, votën e lirë, mediat
e lira. Kryebashkiaku Sejdini do të mbahet mend si njeriu në kohën e të cilit,
qyteti i Elbasanit u kthye në një Palermo të viteve 80”, tha Bylykbashi. Kreu i
PD-së së Elbasanit shtoi se ky akt barbar është edhe i paligjshëm gjithashtu. “Në
dijeninë time mund të  ketë një vendim të
Këshillit bashkiak për rikonstruksionin e rrugës dhe vendimet i merr shumica.
Por nuk ka tekstualisht një vendim i cili të bëjë fjalë për prerjen e këtyre
pemëve që janë pjesë e historisë së qytetit tonë”, pohoi Bylykbashi.