Sigal

Një përplasje me armë mes dy grupeve kriminale tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së hënës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:10 në lagjen e njohur me emrin “Banesat”. Burime në vendin e ngjarjes thanë se është hapur zjarr me armë nga dy makina në lëvizje. Burimet thanë se njëra nga automjetet ishte tip “Benz ML” dhe tjetra një “Chevrolet”.

Në një reagim të shkurtër policia e Elbasanit tha se nga shkëmbimi i zjarrit nuk raportohen persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ende nuk jepen detaje lidhur me identitetin e personave të përfshirë në konflikt.