Elbasan/ Dyshimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ja pistat ku po heton Policia

367
Sigal

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan këtë pasdite ne Elbasan. Për pasojë, nga të shtënat mbeti i vdekur në vend 39-vjeçari Emiljano Ramazani. Nga hetimet e para, raportohet se ngjarja lidhet me të shkuarën e 39-vjeçarit në trafikimin e lëndëve narkotike.

Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje në drejtim të 39-vjeçarit, e më pas janë larguar me shpejtësi drejt aksit Bradashesh-Paper.

Në këtë aks rrugor, në një zonë me ulishte autorët kanë djegur edhe automjetin, ndërsa dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë me automjet për tu larguar nga vendngjrja.

Targat e automjetit të cilat përdorën autorët, rezultojnë të vjedhura dhe të denoncuara në komisariatin Nr.2 në Tiranë

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Elbasanit për të kapur autorët.

Hetimet/ E shkuara e viktimës Emiljano Ramazani

39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë, ndërsa mësohet se është me precendetë të mëparshëm penalë. Nga hetimet e para dyshohet se Ramazani u ekzekutua për pazare droge.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiljano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjecari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, Emiljano Ramazani është arrestuar nga blutë e Elbasanit në kuadër të operacionit ‘Porosia e fundit’. Asokohe, 39-vjeçarit iu sekuestruan 10 doza kokaine gati për shitje.