Elbasan, burri në proces divorci vrau gruan dhe plagos dy të tjerë

195
Sigal

I ka ngjarë një skenari filmi ajo që ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjykatës në Elbasan, ngjarje nga e cila mbeti e vdekur një grua 68 vjeçare.

Gruaja ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës, ndërsa sëf undmi mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie duke e lënë të plagosur.

Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.