Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Malin e Shoshit në Shkodër.
Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gjin Gurit (ne foton kryesore), ndërsa lënda palosëse dyshohet të jetë artizanale.
Ka vetëm dëme materiale.
Policia e Shkodrës/ informacion paraprak
Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.