Ekspertët: sulmi ndaj autokolonës së OKB në Alepo, inskenim

493
Sigal

Gazeta Telegraf/


Gjenevë, 5 tetor – Ria Novosti. Në përfundimet paraprake të ekspertëve të pavarur që
veprojnë pranë grupeve të posaçme të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetjen e
Sirisë (GNMS), thuhet se sulmi i 19 nëntorit ndaj autokolonës së përbashkët të
ndihmave humanitare të OKB-së dhe të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, “ishte i mirinskenuar”.

Ekspertët kryen një
analizë krahasuese të fotove dhe filmimeve të sulmit të publikuara në media,
gjithashtu e panë edhe videon e filmuar nga avioni rus pa pilot, që shoqëronte
autokolonën e ndihmave. Në këtë video figuron një “makinë me rimorkio, në të
cilën duket qartë një minahedhës të kalibrit të madh”, i cili “lëviz duke u
fshehur mes autokolonës së ndihmave humanitare”, theksojnë ekspertët.

“Urm al-Kubra
gjendet në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e Frontit al-Nusra, për më
tepër, ky territor konsiderohet si një rajon me përqëndrim të madh të
luftëtarëve. Po të bëni një përmbledhje të ngjarjeve të 19 shtatorit, do të
zbuloni se pikërisht në atë vend dhe në atë kohë, luftëtarët e al-Nusrës
ndërmorrën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Alepos, të mbështetur nga
artileria e rëndë, nga tanket dhe nga raketahedhësit shumtytësh”, citohet në dokument.

Duke pasur parasysh
këto të dhëna, ekspertët theksojnë se analiza e fotografive tregon që bëhet fjalë
për një inskenim të sulmit. Për shembull, kabina e njërës prej makinave të
autokolonës me ndihma humanitare ishte e paprekur dhe “nuk kishte shenja të
ndonjë shpërthimi të ndodhur afër, as shenjat e ciflave, as vrima. Pësoi dëme
vetëm ngarkesa, e cila u vu në flakë”.

Përveç kësaj, anët
e të ҁarave të kamionëve të dëmtuar nga ciflat ishin të mbuluara me ndryshk. Rruga
ishte e padëmtuar, pa asnjë gropë. Dhe nëse do të ishte kryer ndonjë sulm ajror,
atëherë “e gjithë sipërfaqja e rrugës do të kishte shenja”, pohojnë ekspertët.

Vihet re ndër të
tjera, që pasojat e sulmit ndaj autokolonës me ndihma humanitare nuk duken fare
si pasojat e një sulmi ajror: vala goditëse në një hapësirë të kufizuar, si
minimum do t’i kishte përmbysur kamionët dhe ngarkesat, ndërsa nga shpërthimi i
predhave ciflat do të ishin nëpër muret e shtëpive përreth.

Por, duke gjykuar
nga fotografitë, nga kamionët ka fluturuar vetëm mushamaja mbrojtëse, gomat ishin
të padëmtuara, kutitë prej kartoni nul lëvizën nga vendet e tyre, kurse në
muret e shtëpive nuk kishte asnjë plasaritje. Bile, në një nga kutitë duken
gjurmë nga guralecë, të cilët shkaktohen zakonisht nga shpërthime të predhave
të vogla.

Ekspertët u shprehën
të çuditur edhe nga gropa e krijuar gjoja për shkak të një sulmi ajror: “pjesa
qendrore e gropës po i tërheq objektet, kur duhet të ndodhë e kundërta, se
duhet t’i flakë ato”.

“Bazuar në bilancin
e kësaj analize paraprake, mund të arrihet në konkluzion që kemi të bëjmë me
një inskenim të mirëpërgatitur ose me një sulm të rremë”, nënvizon raporti.

Burimi diplomatik i
“Ria Novosti”, i njohur me grupet e punës të GNMS-së, duke komentuar mbi përfundimet
e ekspertëve, theksoi se ky raport u paraqit në mbledhjen e grupeve të posaçme
dhe iu dorëzua për shqyrtim përfaqësuesve të SHBA-ve, të cilët “nuk ranë dakord
me përfundimet”.

Autokolona e
ndihmave humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane dhe OKB-së u qëllua me armë më
19 shtator në zonën e Alepos. Nga 30 kamionë u shkatërruan 18 prej tyre, u vra
një punonjës i Gjysmëhënës së Kuqe dhe të paktën 20 civilë.