Edmond Panariti: Dhunimi territorial i Universitetit Bujqësor është produkti i parë i “Paktit për Universitetin”

886
Sigal

Panariti me anë të një postimi të tij në facebook ka reaguar ndaj dhunës territoriale në Universitetit Bujqësor duke e quajtur atë produkti i parë i “Paktit për Universitetin”.

Ai gjithashtu theksoi që Universitetit, duhet të jete parimor, sepse kampusi Universitar është vetë Universiteti.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.

Dhunimi territorial i Universitetit Bujqësor është produkti i parë i “Paktit për Universitetin”. Reagimi i studentëve dhe i trupës akademike të Universitetit Bujqësor, ndaj dhunimit të kampusit të tyre me ndërtime jashtë misionit dhe funksionit të Universitetit, duhet të jete parimor! Ky qëndrim duhet të jetë :”Asnjë meter katror i territorit në pronesi të UBT nuk mund të përdoret për qëllime jashtë universitare! Asnjë metër! Përndryshe dhuna territoriale do ti shtohet diskriminimit të instaluar studentor dhe atij akademik. Nuk duhet të mbahen qëndrime oportuniste të tipit mos na dhunoni në qendër, por shtyhuni pak më tutje. Sepse kampusi Universitar është vetë Universiteti.