E rëndë në Vlorë, gjendet e pajetë një 25 vjeçare në shtëpinë e fëmijës

287
Sigal

Një 25 vjeçare është gjetur e pajetë këtë të dielë në shtëpinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësor.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja D.D. 25 vjeç e cila vuante nga epilepsia.

Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në shtëpinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësore, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.