E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetën 53-vjeçari

218
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 53-vjeçar është vetëhedhur nga pallati ku jetonte. Ngjarja ndodhi në rrugën “Eduard Mano”.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku banonte, shtetasi me inicialet A. Xh., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.