E rëndë në Tepelenë, vritet me armë zjarri një shtetas italian

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës.

Shtetasi italian po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë dhe ka qëlluar drejt tyre.

Sigal

Automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona.

Policia ka shpallur në kërkim personin G. B si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.