E rëndë në Sarandë/ Ish-bashkëshorti i merr vajzën e mitur, vetëhelmohet 37-vjeçarja, niset me helikopter drejt Tiranës

305
Sigal

Vetëhelmohet një 37-vjeçare me profesion ekonomiste në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ndërsa 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare.

Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria