Kryemadhi: Brezi ri është ai që jo vetëm motivon gjithë popullatën

261
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e saj me të rinj të kryeqytetit. Ajo është ndalur në njësitë 8 dhe 2 të Tiranës ku ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me të rinj dhe banorë të këtyre zonave. Teksa u shpreh se data e zgjedhjeve po afron dhe shumë shpejt ajo do të jetë zyrtare, Kryemadhi iu bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më aktivë në mënyrë që ata të sjellin ndryshimin në Shqipëri. Kryetarja e LSI tha se vendi ka nevojë për energjinë, pasionin dhe mendjen e të rinjve për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe kjo mund të bëhet realitet jo duke u larguar nga vendi por duke kontribuuar këtu.
‘Gazi ti ku je atje?
Në Speyer.
-Çfarë pune bën atje?
-Lloj e lloj punësh.
-Ti si ndihesh?
-Gjëja e parë është më e pagueshme, shumë herë më e pagueshme, sepse paguhet me orë pune.Fillon minimumi nga 10-11 € për orë.Normalisht që është më mirë drejtues në Shqipëri por…
-Atëherë hajde të drejtosh në Shqipëri.
Ne e kemi filluar para 16 vitesh historinë tonë me të rinj dhe të reja, e kemi vazhduar me të rinj dhe të reja dhe duam që ta vazhdojmë me të rinj dhe të reja.
Brezi ri është ai që jo vetëm motivon gjithë popullatën, jo vetëm një shoqëri, por brezi i ri është ai që i jep dhe optimizmin tek gjithë të tjerët.
Duhet të dilni ju më shumë në park. Duhet të na vendosni ne përpara ose të na thoni hapni krahun se është radha jonë.
-Unë studioj për drejtësi dhe e kam pasur shume qejf që e vogël, pasion dhe fjalia e parë që më thonë është e se është e sigurt që do punosh si kamariere edhe është krijuar ai steriotipi që sado që mësojmë dhe e kemi pasion dhe duam ndryshim sepse siç e thatë dhe ju që ndryshimi vjen nga rinia. Po nuk e bëri rinia nuk presim që ta bëjnë ata që nuk e kanë bërë deri tani.
-Unë mendoj se jemi pak a shumë si makineri dhe vetëm mësojmë, mësojmë, mësojmë nuk është se kemi ato praktikat apo eksperimentet që mund të bëjmë ne si të rinj’.

Kryetarja e LSI prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me të rinj dhe të reja në të gjithë vendin, duke i kërkuar atyre që të jenë sa më aktivë për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që përfaqësimi në qeverisjen e ardhshme të jetë më i madh se çdo herë tjetër.