Makina e drejtuar nga 15 vjeçari me 120 km/h përfundon në kanal

684
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Një 15 vjeçar i cili drejtonte mjetin me 120 km/h ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në shëndet.

Sipas një qytetari në vendin e ngjarjes, adoleshenti po ngiste me shpejtësi automjetin në një rrugë lagjeje ku ka shumë fëmijë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një karrotrec e cila po punon për nxjerrjen e mjetit prej kanalit.