Sigal

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë  me presion të Ulët (U) atmosferik  me qëndër kryesore të pozicionuar në europën Verilindore i cili do të kushtëzojë  ne vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm.

Ditën e mërkurë, 18 korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira  të pakta deri në mesatare. Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         16/30°C
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    21/31°C