“E mbajti të izoluar për disa orë në një banesë”/ Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë. 16-vjeçarja…

22
Sigal

Një 60-vjeçar është ndaluar nga komisariatit nr.1 në Tiranë për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Mësohet se ka qenë vetë vajza 16-vjeçare që ka denoncuar në polici për rastin në fjalë.

Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës.

Vajza 16 vjeçe në kohën kur ishte 15 vjeçe pretendon se para 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.

Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60-vjeçari e ka futur në një banesë ne fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se e mitura është e abuzuar seksualisht.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.