E kishte fshehur pakon në pantallona, kapen 1.3 kg kokainë në Kapshticë, arrestohen dy persona

371
Sigal

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Kapshticë pasi janë kapur me rreth 1 kg kokainë.

Në pranga përfunduan shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

“Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

 

Njoftimi:

Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacionit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, çuan në parandalimin dhe goditjen e  një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Tentuan të trafikonin kokainë drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë por bien në prangat e Policisë Kufitare dy autorët.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e  Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.