“E “këputën” këtu se fillon pjesa e demokratëve…”, aksi që lidh lagjen “Skënderbej” me “Banesat” në Elbasan, i degraduar

198
Sigal

Rruga që lidh dy lagjet Skënderbej” dhe “Banesat e Kombinatit” në Elbasan, është pothuajse e pakalueshme.

Këto pamje në video tregojnë se gropat e mëdha e kanë nxjerrë atë pothuajse jashtë funksionit.

Sa herë ka fushata elektorale aty hidhet zhavorr, që është i paqëndrueshëm dhe shpejt në rrugë krijohen gropa të mëdha.

“Nga fushata në fushatë i hedhin ndonjë rrugë me zhavorr dhe vazhdon pastaj kjo.”

“Vështirë normal, nuk e sheh gropën sa është.”

Kur bie shi dhe gjatë dimrit, qytetarëve iu duhet të veshin çizme për të kaluar.

“Gjatë dimrit duhet të kalosh me çizme.”

Banorët akuzojnë bashkinë Elbasan që drejtohet nga Gledian Llatja se po i diskriminon për arsye politike.

“Shpresë për këtë rrugë? U miratua njëherë fondi për tu bërë deri në fund por e bënë deri këtu se andej fillon pjesa e dëmokratëve, këtej janë socialistët”.

Rruga ka probleme edhe me ndriçimin, por mungojnë dhe kontenjerët e grumbillimit të mbeturinave.

Ndaj banorët mbeten në pritje të fushatës së radhës për investime. /Ora News