“E bëmë trendy”, Edona Bilali dhe financuesit politikë të PS ndërtuan mbikalimin që u shemb

116
Sigal

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali ka qenë ajo, e cila ka promovuar mbikalimin në Urën e Bahçallëkut në Shkodër një vit më parë, për të cilën shprehej se ishte një investim i kryer nga biznesmenë shkodranë, këta të fundit me siguri financues të PS në bastionin verior.

Bilali shprehej se mbikalimi ishte ndërtuar me një element që i rezistonte kohës dhe se politika shkon përtej pushtetit qëndror dhe lokal.

Kështu drejtuesja politike e PS në Shkodër sulmonte pushtetin vendor për punë të pakryera ndërsa sot mbikalimi është shembur. Ajo shprehej se mirëmbajtja i takonte ARRSH ta kryente, por fatmirësisht sot nuk u morën jetë njerëzish nga shembja e veprës, të cilën ministrja e cilësonte si “trendy”.

Nuk dihet kush janë financuesit e mbikalimit të ndarë në mes, por një gjë është e sigurt në Shqipëri, që për propagandë politikanët ”ta shesin sapunin për djathë”.

Sipas policisë i arrestuari dyshohet se duke transportuar një vinç, me kamion, aksidentalisht mund të ketë shembur mbikalimin e këmbësorëve në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Pas ngjarjes, policia ka rrestuar 60-vjeçarin dhe i ka sekuestruar kamionin dhe vinçin në cilësinë e provës materiale.