Dyshohet se shiste drogë në plazhe, arrestohet 24-vjeçari

29
Sigal

Një person është arrestuar ditën e sotme në Velipojë.

Dyshohet se 24-vjeçari me iniciale A.GJ shiste drogë në plazhe. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur dhe sekuestruar lëndën narkotike kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.