Dyshohet se ra nga lartësia, humb jetën 61 vjeçarja në Gjirokastër

125
Sigal

Një 61-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia në Gjirokastër. Policia përmes një njoftimi paraprak bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e  Shtufit”.

Sipas uniformave blu, A. L., 61 vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.