Dyshohet se porositi dy vrasje në Elbasan, si ia vranë vëllanë dhe xhaxhanë dy vite më parë Erion Alibejt

306
Sigal

Dy vite më parë, pikërisht më datë 28 dhjetor të vitit 2018, Elbasani u trondit nga një vrasje e trefishtë. Shënjestër ishin pjesëtarët e familjes Dylgjeri.

Familja Dylgjeri kthehej nga një festë familjare në qytetin e Peqinit. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, mjetet e tyre, të cilat ishin tri në rresht njëra pas tjetrës, ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë, u përfshinë nga disa breshëri armësh.

Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy xhaxha dhe nip, si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Në afërsi të rreth-rrotullimit të Bradasheshit, atyre një mjet u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Asokohe u dyshua se vrasja e tyre ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Angli dhe Holandë, aty edhe ku qëndronin viktimat.

Edhe kjo vrasje e trefishtë u cilësua e mirorganizuar dhe mafioze, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij krimi të trefishtë.